Gjukanoviq takon Schallenberg dhe Fajon, diskutojnë për situatën aktuale në vend

Milo Gjukanoviq ka pritur në vizitë ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon

Ministrja e Jashtme Tanja Fajon, homologu i saj austriak Alexander Schallenberg, dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka pritur në vizitë ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social Twitter, ku ka shkruar se ky është “alarmi i fundit për të zgjuar Malin e Zi nëse dëshiron të ruajë të ardhmen e tij evropiane”.

Ministrja Fajon dhe homologu i saj austriak Alexander Schallenberg, sipas njoftimit nga mediat malazeze, kishin bërë të ditur se do të jenë të mërkurën për një vizitë pune në Mal të Zi në emër të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Po ashtu, në njoftim thuhej se qëllimi i vizitës është të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve në dritën e tensioneve aktuale politike në vend.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika