Gjukanoviq vizitë në Kosovë, Policia kërkon mirëmbajtje të qetësisë publike

Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut për shkak të vizitës zyrtare të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq së bashku me delegacionin shoqërues të presidencës

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq do të mbërrijë të mërkurën e 18 majit në Kosovë për vizitë zyrtare.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës se me datën 18 dhe 19 të muajit maj në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili do të jetë i shoqëruar me delegacionin e presidencës.

Ofrimi i sigurisë si dhe mirëmbajtja e rendit do të jenë parësore për policinë e Kosovës. Kjo siguri do të jetë gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror.

Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut të cilat do të jenë në intervale të shkurtra kohore, po ashtu do të jenë disa vende të caktuara ku do të kalojë eskorta dhe do të mbahen aktivitetet zyrtare.

Në këto lokacione do të ketë zyrtarë policorë të angazhuar që do të bëjnë orientimin e trafikut.

Gjukanoviq do të takohet me të parën e vendit, Vjosa Osmanin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Presidenti i Malit të Zi do të pritet me nderime të larta shtetërore.

Milo Gjukanoviq

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika