Gjuriq: Chollet më tha se SHBA-ja synon të ndërmarrë hapa shumë seriozë drejt formimit të Asociacionit

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se në një bisedë me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka thënë atij se SHBA-ja synon të ndërmarrë hapa konkretë drejt formimit të Asociacionit

Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se në një bisedë me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka thënë atij se SHBA-ja synon të ndërmarrë hapa konkretë drejt formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kështu është shprehur Gjuriq në një intervistë për mediumin Euronews Serbia.

“Ai më tha se Amerika synon të ndërmarrë hapa shumë seriozë drejt formimit të Asociacionit. Ata e kanë udhëhequr procesin drejt saj, jo me ritmin dhe as afër dinamikës që do të donim. Dua ta kujtoj faktin se Amerika as formalisht nuk është garantuese dhe as nënshkruese e Marrëveshjes së Brukselit, këtë duhet ta kishte bërë BE-ja 10 vjet më parë”, ka thënë ai.

Gjuriq ka përmendur edhe deklaratën e të deleguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se “Asociacioni do të formohet me ose pa Kurtin”.

“Do të shohim si do të realizohet, kërkesat e serbëve janë shumë racionale, që Kurti të tërheqë formacionet ilegale nga Veriu dhe të shohim hapa konkretë të formimit të Asociacionit”, shtoi ai.

“Si SHBA-ja dhe BE-ja kanë mekanizma që shpresoj se do t’i përdorin në një masë shumë më të madhe në periudhën e ardhshme për të joshur Kurtin dhe qeverinë atje në një kurs të vërtetë të normalizimit të marrëdhënieve”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika