Gjuriq: Këto ditë Qeveria e Kosovës është kundër ShBA-ve, serbëve dhe BE-së

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, ka thënë se "duhet pranuar që gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës është duke investuar shumë në propagandë"

Marko Gjuriq





Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit gjatë të shtunës së pesë nëntorit.

Përmes një postimi, Gjuriq ka thënë se “duhet pranuar se qeveria antiSHBA, antiserbe në Kosovë, po investon shumë në propagandë këto ditë”.

Gjuriq iu ka drejtuar akterëve ndërkombëtarë duke u thënë se “ata po nënvlerësojnë pak inteligjencën tuaj”.

Më tej, Marko Gjuriq ka theksuar se vazhdon narrrativa “Serbia e keqe, Vuçiq i keq, dishepull i Putinit, Stalinit dhe Ivanit të Tmerrshëm…”.

“Duhet pranuar se qeveria antiSHBA/antiserbe në Kosovë po investon shumë në propagandë këto ditë. Megjithatë, ata po nënvlerësojnë pak inteligjencën tuaj. Narrativa “Serbia e keqe; Vuçiq i keq, dishepull i Putinit, Stalinit dhe Ivanit të Tmerrshëm…”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.





Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika