Gjyakata Themelore në Pejë dënon të akuzuarit për dhunim të vajzës me të meta mendore

Rasti i raportuar nga vëllëzërit e viktimës tashmë ka marrë përgjigjen nga Gjykata Themelore e Pejës e cila ka caktuar dënimin ndaj të akuzuarëve të rastit

Gjykata Themelore në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burgim dy persona të akuzuar për dhunim ndaj një vajze me të meta mendore.

Në bazë të përshkrimit të aktgjykimit të Gjykatës së lartëcekur, dy të akuzuarit, H.M dhe Sh.G kanë detyruar viktimën të kryejë mardhënie seksuale duke shfrytëzuar “ndjeshmërinë e saj për shkak të aftësisë mendore të zvogëluar esencialisht (e koduar në sëmundjet ndërkombëtare F-71.0- (ICD-10))”.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se nga 5 shkurti i vitit të kaluar deri më 7 shkurt të po atij viti, babai i shtatë fëmijëve njëherësh, i akuzuari H.M, kishte kryer mardhënie seksuale me viktimën në banesën e tij, pa dëshirën e saj.

“Pasi viktima kishte shkuar në banesën e tij me sugjerimin e të akuzuarit Sh.G dhe duke i ditur aftësitë e zvogëluara mendore te saj duke ditur për rrethanën që Sh.G kishte shkuar në banesën e tij dhe ia kishte prezantuar si femrën e tij, i njëjti kryen akt seksual me të, ashtu që për periudhën e cekur që e njëjta kishte qëndruar në banesën e tij dy here kryen marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në aktgjykim, përcjell “Kallxo.com”.

Rasti ishte raportuar nga vëllëzërit e viktimës me të cilët, kjo e fundit ishte takuar kur kishte dalë për të blerë bukë, më 7 shkurt të vitit të kaluar.

I akuzuari tjetër, Sh.G , sa herë ka dalë me viktimën ka kryer akt seksual me premtimin kinse për martesë., thuhet në raport.

Po ashtu, në aktgjykim thuhet se gjatë kryerjes së aktit seksual, i akuzuari edhe e ka incizuar me telefon, pastaj me sugjerimin e tij viktima kishte shkuar ne banesën e H. M. , ku edhe i njëjti kishte kryer mardhënie seksuale përsëri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika