Gjykata aprovon kërkesën e prokurorit, urdhëron sekuestrimin e përkohshëm të villave në Brezovicë

Gjykata Themelore në Pejë ka urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm të 75 villave në Brezovicë. Sipas shkresave të lëndës së gjykatës, këto villa të sekuestruara rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”

Pamje nga aksioni në Brezovicë 11, tetor 2022. RTV Dukagjini





Lista prej 75 pronave të sekuestruara në aksionin e fundit të prokurorit, Rasim Maloku në Brezovicë, e cila përmban emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë tashmë mban edhe vulën e gjykatës.

Lajmin për sekuestrimin e përkohshëm të 75 pronave e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Shaqë Curri, gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

“Kam urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm”, ka thënë Curri.

Sipas shkresave të lëndës së gjykatës, këto villa të sekuestruara rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Sipas shkresave të lëndës, thuhet se sipas këtij ligji, Zona e II-të e këtij Parku karakterizohet me ekosisteme, vlera peisazhore dhe vlera tjera të natyrës, ku mund të ushtrohet eko-turizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtari, të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e Parkut, kurse është e ndaluar ndërtimi i çfarëdo objekti për banim.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika