Gjykata dënon me 30 vjet e gjysmë burgim katër të akuzuarit për terrorizëm

Të akuzuarit, Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa janë dënuar me 30 vjet e gjysmë burgim për vepra penale që lidhen me terrorizmin

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar lartësinë e dënimit për katër të dyshuarit, Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa, të cilët në fund të vitit të kaluar i dënoi për vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Së bashku, katër të akuzuarit janë dënuar me 30 vjet e gjysmë burgim.

Ardian Gjuraj është dënuar me dënim unik me 9 vjet burgim për veprat penale, “Përgatitje e veprave terroriste dhe armëmbajtje pa leje”.

Egim Syla është dënuar me dënim unik, 6 vjet e gjashtë muaj për veprat penale, “Përgatitje e veprave terroriste dhe armëmbajtje pa leje”.

Mentor Bellaqa është dënuar me 6 vjet e gjashtë muaj burgim për veprat penale, “Përgatitje e veprave terroriste dhe armëmbajtje pa leje”.

Nehrudin Skenderi dënohet me 8 vjet e gjashtë muaj burgim për financim në kryerjen e terrorizmit edhe pesë mijë euro gjobë.

Ndryshe, një sulm terrorist që po planifikohej të kryhej në Kosovë vite më parë, e parandaluan institucionet e sigurisë.

Nën operacione speciale policia arriti të kapë edhe të dyshuarit.

Në pranga në vitin 2021 përfunduan Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa.

Ata paraprakisht kishin organizuar blerjen e armatimit të kalibrave të ndryshme, e të cilin e kishin fshehur në pronën e Egim Sylës.

23 detonatorë të granatës, 6 granata dore, 1 mitraloz, mbi 3700 fishekë si dhe shumë armë të tjera ishin gjetur të fshehura në pyllin e Ergim Sylës, që ndodhet në fshatin Bokshiq të Klinës.

Por, këta persona tashmë të dënuar nuk ishin në dijeni që ishin nën masa të vëzhgimit nga Njësia Antiterror e policisë.

Përmes përgjimeve, Prokuroria Speciale ka zbuluar se të pandehurit janë të interesuar që t’i blejnë disa armë.

Një nga të përfshirët që tashmë ndaj tij është veçuar procedura, Shkodran Krasniqi ishte personi që do t’i siguronte armët. Me të, kontaktuan disa efektiv të njësisë antiterror të angazhuar nga Prokuroria, të cilët u prezantuan si shitës të armëve. Me të takimi ndodhi më 10 tetor të vitit 2021.

“Shkodran Krasniqit i është thënë që armët janë në veturë dhe është pyetur nëse ai dëshiron me i shiku. I pandehuri ka kërkuar që armën dhe municionin vetëm t’i ngarkojmë në veturën e tij dhe pas ngarkimit, armët Shkodrani i ka paguar me para në vlerë 1.500 euro dhe atë në monedha 28×50 dhe 1×100, dhe pas kësaj ai ka filluar të largohet dhe sapo është nisur për të dalë nga vendi i ngjarjes, është arrestuar nga njësitet e policisë”, thuhet në aktakuzë.

Ardian Gjuraj është gjykuar edhe disa vite më parë për një vepër penale që ndërlidhet me terrorizmin. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte liruar atë nga akuza.

Plane për sulme terroriste, si i zbuloi Antiterrorizmi pesë të dyshuar?

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika