Gjykata e Apelit lë në paraburgim të dyshuarit për sulmin terrorist në Bansjkë

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq

Njëri nga të arrestuarit serb për sulmin terrorist në veri në Gjykatën Themelore në Prishtinë, 26 shtator 2023.

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, tre serbët e arrestuar për sulmin terrorist në Bansjkë.

Lidhur me këtë vendim mbrojtja e të dyshuarve kishte parashtruar ankesë në shkallë të dytë, por që Apeli dje i ka refuzuar këto ankesa dhe ka vërtetuar aktvendimin e themelores.

Sipas njoftimit, Gjykata e shkallës së parë e ka arsyetuar drejtë se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Ata u arrestuan si të dyshuar për sulmin terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Të njëjtit dyshohen për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës si dhe për vepra terroriste.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika