Gjykata e Apelit vërteton dënimin me 24 vjet e 10 muaj burgim për të akuzuarin që vrau shokun për 20 euro borxh

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesat e palëve, dhe ka vërtetuar dënimin me 24 vjet e 10 muaj burgim, ndaj Sylejman Ahmetit, i cili e kishte vrarë shokun e tij për 20 euro borxh

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 24 vjet dhe 10 muaj burgim, ndaj Sylejman Ahmetit, i shpallur fajtor për vrasjen e shokut të tij, për një borxh prej 20 eurove.

Apeli ka hedhur poshtë ankesat e palëve, duke u arsyetuar se në aktgjykimin e Themelores në Prizren, nuk ka pasur shkelje.

“Gjykata e Apelit, vlerëson se pretendimet ankimore të cekura si më lartë nuk qëndrojnë, ngase aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të pretenduara me ankesa e as shkelje tjera të cilat kjo gjykatë i shqyrton edhe sipas detyrës zyrtare, të cilat kishin me kushtëzuar anulimin e aktgjykimit” thuhet në vlerësimin e Gjykatës së shkallës së dytë, që e posedon RTV Dukagjini.

Shaip Krasniqi, u vra në janar të vitit 2020, në një lokal në fshatin Maqitevë të Suharekës, ndërsa, Gjykata Themelore në Prizren shpalli aktgjykim dënues në gusht të vitit të kaluar ndaj Ahmetit.

Gjykata Themelore në Prizren, më 15 gusht të vitit 2022 e kishte dënuar me 24 vjet dhe 10 muaj burgim të akuzuarin, i cili e kishte vrarë shokun e tij për 20 euro borxh.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren e ngarkon Sylejman Ahmetin se i njëjti e kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.K, më 26 janar 2020, në kafenenë “Toni” në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika