Gjykata e Lartë e SHBA-së e rrëzon propozimin e Biden-it për faljen e kredisë studentore

Borxhi i përgjithshëm federal i studentëve është më shumë se trefishi gjatë 15 viteve të fundit, duke u rritur nga rreth 500 miliardë dollarë në 2007, në 1.6 trilion dollarë sot. Mirëpo, propozimi i Biden-it është hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë

Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Gjykata e Lartë e SHBA-së e ka rrëzuar propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për të fshirë miliarda borxhe studentore.

Siç raporton BBC, vendimi 6-3 anulon efektivisht planin, i cili do të kishte falur rreth 10,000 dollarë për huamarrës dhe deri në 20,000 dollarë në disa raste.

Vendimi prek kreditë e më shumë se 40 milionë amerikanëve.

Kjo e ka lënë publikun amerikan “të zemëruar”, tha Biden. Ai u zotua të vendosë masa të reja për të reduktuar borxhin e universitetit, duke përdorur ligje të tjera ekzistuese.

Plani i faljes së kredisë ka qenë në harresë që kur disa shtete konservatore paditën, duke argumentuar se presidenti ka tejkaluar autoritetin e tij. Gjykata e Lartë u pajtua.

“Unë e di se ka miliona amerikanë në këtë vend që ndihen të zhgënjyer dhe të dekurajuar ose edhe pak të zemëruar. Duhet ta pranoj që edhe unë po ashtu.”, tha Biden, gjersa u zotua të punojë me Departamentin e Arsimit për të gjetur mjete të tjera për të ndihmuar njerëzit të lehtësojnë barrën financiare.

“Vendimi i sotëm ka mbyllur një rrugë. Tani do të fillojmë një tjetër,” tha ai.

Borxhi i përgjithshëm federal i studentëve është më shumë se trefishi gjatë 15 viteve të fundit, duke u rritur nga rreth 500 miliardë dollarë në 2007, në 1.6 trilion dollarë sot.

Administrata Biden u përball me paditës në dy raste të veçanta, një që përfshin gjashtë shtete të udhëhequra nga republikanët – Nebraska, Missouri, Arkansas, Iowa, Kansas dhe Karolina e Jugut – dhe tjetra që përfshin dy huamarrës individualë të kredisë studentore.

Në të dyja rastet, paditësit argumentuan se dega ekzekutive nuk kishte fuqinë për të anuluar kaq gjerësisht borxhin e studentëve.

Gjykata e Lartë vendosi që dy huamarrësit individualë nuk argumentuan bindshëm se do të dëmtoheshin nga plani i faljes së kredisë, duke vendosur në mënyrë efektive se ata nuk kishin pozitë ligjore për të kundërshtuar propozimin e administratës së Biden-it.

Gjatë argumenteve në shkurt, administrata Biden tha se në bazë të një ligji të vitit 2003 të njohur si Akti i Mundësive të Ndihmës së Arsimit të Lartë për Studentët, ose Akti i Heronjve, kishte fuqinë të “heqë dorë ose modifikojë” dispozitat e huasë për të mbrojtur huamarrësit e prekur nga “një luftë ose operacion tjetër ushtarak ose emergjencë kombëtare”.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë vendosi se ndërsa akti i lejon sekretarit të arsimit të Biden-it, Miguel Cardona, të “bëjë rregullime dhe shtesa modeste në dispozitat ekzistuese, jo t’i transformojë ato”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika