Gjykata e Lartë e SHBA-së mund të rrëzojë ligjin e abortit

Në 22 shtete të SHBA-së mund të legalizohet aborti por, jo edhe në shtetet e tjera, andaj një vendim për këtë do të merret në fillim të korrikut

Gjykata e Lartë në SHBA

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mund të jetë gati të rrëzojë të drejtën ligjore mbarëkombëtare për abortin, sipas një drafti të paprecedentë të rrjedhur të një dokumenti gjyqësor.

Gjyqtari Sameul Alito shkruan se vendimi i vitit 1973 për legalizimin e abortit në të gjithë SHBA-në është “jashtëzakonisht i gabuar”.

Nëse gjykata më e lartë amerikane rrëzon vendimin “ligjet e nxënies” mund të bëjnë menjbherë abortin të paligjshëm në 22 shtete të SHBA-së, raporton “BBC“.

Gjykata e Lartë në SHBA

Për këtë çështje, Gjykata e Lartë e SHBA-së nuk do të marrë vendim deri në fillim të korrikut. Ndërsa, ligji i vitit 1973 është në vështirësimin e gjykatës sepse po peshon një sfidë të ndalimit të abortit të Mississippi-t, pas 15 javësh, të cilën gjyqtarët e dëgjuan në dhjetor.

Kjo situatë vjen në një kohë kur të drejtat riprodhuese po kërcënohen në shtetet me prirje republikane në SHBA dhe kjo ka shkaktuar protesta dhe demostrata nga mbështetësit pro dhe kundër abortit.

Ilustrim

Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës në Senat, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se nëse raporti është i saktë, Gjykata e Lartë është e gatshme të shkaktojë kufizimin më të madh të të drejtave të njeriut në 50 vitet e fundit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika