Gjykata e lë në arrest shtëpiak Kryeinspektorin e Punës

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kryeinspektorin i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesin e detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku. Me këtë vendim i pakënaqur ishte avokati i Nikqit, Arianit Koci i cili aludoi se krejt rasti mund të ketë prapavijë politike.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, u sollën me kohë në gjykatë.

Aty do të mbahej seanca dëgjimore lidhur me veprat për të cilat dyshohen, pasi që nga e enjtja gjendeshin në ndalim me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Nikçi, dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.

Ndërkaq Shalaku dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.

Seanca dëgjimore, e cila nisi me 30 minuta vonesë, u mbajt me dyer të mbyllura.

Ndërkaq, vetëm pas 5 orëve gjykata mori vendim për t’i lënë ata në arrest shtëpiak, duke refuzuar kështu kërkesën e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj tyre.

Por, Arianit Koci, avokat i Hekuran Nikçit, u shpreh i pakënaqur me këtë vendim, për të cilin ka dyshimet e tij.

“Unë nuk dua të spekuloj që ky rast ka konotacion politik, por mundem me thanë se diçka në rregull nuk është. Hetimet kanë fillu diku para 20 ditëve dhe me nguti janë marrë të gjitha këto veprime dhe nuk është analizu një çështje, në thelb është çështje administrative ku palë nuk është fare Hekuran Nikçi, ku është ministria e Financave dhe Këshilli i Pavarur”, ka thënë Arianit Koci, Avokat i Hekuran Nikçit.

Koci përmend disa nga pretendimet e Prokurorisë ndaj Nikçit.

“Të gjitha pretendimet e Prokurorisë kanë të bëjë më lëvizjet e vendeve të punës, mes tjerash të dy-tre personave që konsiderohen se janë të dëmtuar me lëvizje, pra në lëvizje prej inspektoratit në një tjetër vend të punës. Ka edhe disa elemente të tjera që në këtë fazë nuk dua ta ngarkojë publikun”, ka thënë Arianit Koci, Avokat i Hekuran Nikçit.

Ndërkaq, mbrojtësja e Naim Shalakut, avokatja Shyhrete Shalaku-Grajqevci nuk foli në lidhje me vendimin.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika