Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara hodhi poshtë të enjten ofertën ligjore të Teheranit për të liruar rreth 2 miliardë dollarë në asetet e bankës qendrore iraniane të ngrira nga autoritetet amerikane për t'u paguar si kompensim për viktimat e një bombardimi të vitit 1983 në Liban dhe sulme të tjera të lidhura me Iranin

Flamuri i Kombeve të Bashkuara valëvitet në erë pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Iranit për të zhbllokuar afër 2 miliardë asete të bankës qendrore iraniane që janë ngrirë nga autoritetet amerikane.

SHBA-ja ka ngrirë këto asete me qëllim që të paguhet kompensimi i viktimave të bombardimet e vitit 1983 në Liban dhe në sulmet e tjera të lidhura me Iranin.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka thënë se nuk ka juridiksion për të marrë vendim lidhur me kërkesën e Iranit lidhur me bankën qendrore.

Zëvendëspresidenti i kësaj gjykate, Kirill Gevorgian, ka thënë se shumica e votave në gjykatë “vendosën që të respektonin juridiksionin e ngritur nga SHBA-ja sa i përket pretendimeve ndaj Republikës Islamike të Iranit” lidhur me bankën qendrore.

Në vendimin e gjykatës u tha se disa vendime të SHBA-së për ngrirjen e aseteve të Iranit dhe iranianëve në SHBA kishin shkelur traktatin e vitit 1955 mes dy shteteve, dhe tha se shtetet duhet të negociojnë për kompensim.

Por, shumica e këtij rasti gjyqësor u përqendrua në Bankën qendrore Markazi, dhe asetet e ngrira në vlerë prej 1.75 miliard dollar obligacione, plus interesin e mbledhur, që mbahen në Citibank në Nju Jork. Gjykata ka thënë se nuk ka juridiksion mbi traktatin e vitit 1955.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vadant Patel, tha se përderisa SHBA-ja është e pakënaqur me disa aspekte të vendimit, në përgjithësi është e kënaqur me vendimin.

“Në përgjithësi, ne mendojmë se vendimi i sotëm është një goditje e madhe për rastin e ngritur nga irani”, ka thënë Patel, raporton AP.

Teherani ka thënë se vendimi sugjeroi se Irani ka të drejtë në kërkesat e saj dhe do të përdorë “të gjitha mjetet diplomatike e ligjore” për të shtyrë përpara kërkesat e saj.

Gjatë paraqitjes së rastit vitin e kaluar, Irani argumentoi se ngrirja e aseteve ishte përpjekje për të destabilizuar Qeverinë në Teheran dhe përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Irani ngriti këtë rast pasi më 2016, Gjykata Supreme amerikane vendosi se paratë që i përkisnin bankës qendrore iraniane mund të përdoreshin për të kompensuar familjarët e 241 trupave amerikane që vdiqën në bombardimet e vitit 1983, që besohet se janë kryer nga Teherani.

Pas bombardimeve në bazën ushtarake amerikane në Liban, një shpërthim i dytë në afërsi vrau edhe 58 ushtarë francezë. Irani ka mohuar përfshirjen në këto ngjarje, por një gjykatë amerikane më 2003 ka thënë se Teherani është përgjegjës për sulmet.

Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë obliguese.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika