Gjykata e Strasburgut del me vendim për rastin në “Gërdec” të Shqipërisë

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur në lidhje me padinë e familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit. Pas një kërkese të SPAK, Gjykata Europiane ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut në këtë çështje

Tragjedia në Gërdec

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur në lidhje për padinë e të afërmve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

Teksa kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Posaçme pas një kërkese të SPAK, Gjykata Evropiane thekson se ka pasur shkelje të drejtave të njeriut ndër vite, shkruan Euronews.

Sipas vendimit të Strasburgut, vendimtarët theksojnë se familjarët e viktimave do të duhej të ishin përfshirë në procesin gjyqësor që prej fillimit të ngjarjes.

Hetimi në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është karakterizuar si i ngadalshëm dhe i zvarritur.

Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut pritet të ketë ndikim në procesin gjyqësor në GJKKO.

Çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në tragjedinë e Gërdecit, e ka akuzuar atë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008, ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës ku mbetën të vdekur 26 persona.

Ndryshe, tragjedia e Gërdecit kishte ndodhur më 15 mars të vitit 2008.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika