Gjykata e Strasburgut: Kombet konstituive në Bosnjë të privilegjuara – sistemi zgjedhor jodemokratik

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka thënë se kombet konstituive në Bosnjë e Hercegovinë gëzojnë pozitë të privilegjuar në sistemin e tanishëm

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg tha të martën se kombet konstituive në Bosnjë e Hercegovinë gëzojnë pozitë të privilegjuar në sistemin e tanishëm, i cili e minon karakterin demokratik të zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës së Bosnjës e Hercegovinës, kombet konstituive janë boshnjakët, serbët dhe kroatët.

Gjykata e mori këtë vendim pas një ankese nga Slaven Kovaçeviq, pasi gjeti se të drejtat e tij ishin shkelur dhe se ai ishte diskriminuar, për shkak se nuk i lejohej të votonte për kandidatët për Dhomën e Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës e Hercegovinës, dhe për anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët nuk janë pjesë e kombeve konstituive dhe nuk jetojnë në një entitet të caktuar.

Kovaçeviq u ankua se e drejta e tij për të votuar kërcënohet, duke qenë se si një person që jeton në entitetin e Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, ai mund të votojë ekskluzivisht për kroatët dhe boshnjakët në zgjedhjen e anëtarëve të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas Kushtetutës së Bosnjës e Hercegovinës, tre anëtarë emërohen në Presidencën e Bosnjës e Hercegovinës “një boshnjak dhe një kroat nga entiteti i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës” dhe “një serb nga entiteti i Republikës Sërpska”, i cili është kriter që ua ndalon hebrenjve, romëve dhe të tjerëve të garojnë për poste dhe për anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe për delegatë për Dhomën e Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës e Hercegovinës, pjesë e së cilës janë nga pesë boshnjakë, kroatë dhe serbë.

Në vendimin e 29 gushtit, Gjykata e Strasburgut gjeti se kombinimi i pretendimeve territoriale dhe etnike përbën diskriminim.

“Ky aranzhim i tanishëm i jep përparësi përfaqësimit etnik para atij politik, ekonomik, shoqëror, filozofik apo faktorëve të tjerë, duke i forcuar ndarjet etnike në vend dhe duke e minuar karakterin demokratik të zgjedhjeve”, tha Gjykata e Strasburgut, shkruan REL.

Gjykata nënvizoi se Presidenca është organ politik, jo entitet. Vendimet dhe politikat e saj janë për të gjithë qytetarët e Bosnjës e Hercegovinës, pavarësisht se a jetojnë ata në Federatën e Bosnjës, Republikën Sërpska apo në qarkun e Brçkos.

Ajo, po ashtu, theksoi se ekzistenca e Dhomës së Popullit e përbërë vetëm nga përfaqësuesit e tri grupeve mbizotëruese etnike, do të ishte e pranueshme në kontekstin e Bosnjës e Hercegovinës, vetëm nëse pushteti i saj kufizohet në përcaktimin strikt dhe të ngushtë të interesave nacionale të kombeve konstituive.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika