Gjykata ia vendos masën e arrestit shtëpiak policit nga Gjakova, të dyshuar për dhunim

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka vendosur masën e arrestit shtëpiak policit të arrestuar, i cili dyshohet se e ka kryer veprën “dhunim”

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka vendosur masën e arrestit shtëpiak policit të arrestuar, i cili dyshohet se e ka kryer veprën “dhunim”.

“Gjykata pas analizimit te kërkesës PP/I.nr. 123/2023 te dt 22.12.2023 për vazhdimin e paraburgimit kundër te pandehurit Enis Sefa nga Gjakova dhe përgjigjes së dhënë nga mbrojtësi i te pandehurit lidhur kërkesën për vazhdimin e paraburgimit, ka konsideruar se kërkesa PP/I.nr. 123/2023 te dt. 22.12.2023 për vazhdimin e paraburgimit kundër te pandehurit Enis Sefa nga Gjakova është e pabazuar dhe te njëjtën e ka refuzuar si te pabazuar, dhe te njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, i cili sipas këtij aktvendimi llogaritet duke filluar nga dt.27.12.2023 nga ora 21.20 gjer me dt. 27.01.2024 nga ora 21.20.” thuhet në vendimin e Gjykatës, të cilin e ka siguruar Dukagjini.

Policit nga Gjakova E.S, i dyshuar për dhunimin e një të miture, i ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Gjakovës më 28 nëntor të këtij viti. Ndaj këtij vendimi kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit avokati i të dyshuarit, Meshari Selimaj. Edhe Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar vendimin për paraburgim për klientin e tij.

Avokati i është drejtuar edhe Gjykatës Supreme, duke kërkuar heqjen e paraburgimit dhe caktimin e një mase më të lehtë. Supremja e ka aprovuar kërkesën e avokatit.

Ajo ka vlerësuar se caktimi i kësaj mase është shoqëruar me shkelje esenciale të procedurës penale, e pa prova e arsye konkrete, që do të arsyetonin rrezikun e përsëritjes së veprës penale, ndikimit në dëshmitarë dhe rrezikut të ikjes. Këto kushte ligjore, Supremja ka vlerësuar se nuk janë arsyetuar mjaftueshëm nga dy instancat më të ulëta.

Gjykata e Gjakovës kishte vendosur më 28 nëntor të këtij viti se E.S. duhet të mbahet në paraburgim. Këtë vendim e ka vërtetuar edhe Apeli, Departamenti për Krime të Rënda më 5 dhjetor.

Kolegji i Apelit, i cili e vërtetoi vendimin e shkallës së parë, përbëhet nga Beqir Kalludra kryetar, dhe anëtarë Hashim Çollaku dhe Xhevdet Abazi. Siç shkruan Kallxo.com, Gjykata Supreme ka vendosur ta kthejë këtë çështje në pikën zero sa i përket masës së paraburgimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika