Gjykata lëshon urdhër për paraqitjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka njoftuar se, pas kërkesës nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është lëshuar një urdhër për dëshminë e kryeministrit Albin Kurti.

Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, e cila ka theksuar se ky urdhër është bërë me datë 21 shkurt 2025, dhe dëshmitari është ftuar të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 4 mars 2025 në ora 10:00, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin për rezervat shtetërore.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar urdhrin e datës 21.02.2025 me të cilin ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, ka theksuar Gashi.

Gjithashtu, më 28 shkurt, këtë të premte thuhet se Gjykata ka pranuar përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit lidhur me këtë urdhër.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika