Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur për caktimin e masës së sigurisë për të pandehurit J.K., M.K., M.M., dhe K.I., të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.
Gjykata ka njoftuar se ekzistonte dyshim i bazuar se të pandehurit kishin kryer veprat penale të akuzuara dhe ka mbështetur vendimin e saj mbi faktet dhe provat në dispozicion.
“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkëngjitura deri në këtë fazë”, thuhet në komunikatën për media.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë. J.K., M.K., dhe M.M. për një muaj paraburgim, ndërsa K.I. është i dënuar me masën e arrestit shtëpiak për të njëjtën periudhë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) të pandehurve: J.K., M.K., M.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lart, ndërkaq sa i përket të pandehurit K.I., i caktohet masë e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ky vendim i Gjykatës është final dhe nuk shtyn ekzekutimin e tij me ankesa.