Gjykata merr vendim për dy personat që dyshohet se i ndihmuan grabitësit në Suharekë

Fatmir Tahiri dhe Albin Beqiri dyshohen për veprën e dhënies së ndihmës gjatë kryerjes së grabitjes, sipas kërkesës së Prokurorisë. Albin Beqiri, i pandehur, ka blerë 10 numra telefoni për Fatmir Tahirin dhe i ka dorëzuar atij, përfshirë një numër që është përdorur për kontaktuar pronarin e mjetit të përdorur në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Sipas kërkesës së Prokurorisë, Fatmir Tahiri dhe Albin Beqiri dyshohen për veprën – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Albin Beqiri, duke prezantuar letërnjoftimin e tij në kompaninë “Ipko” në Mitrovicë ka blerë 10 numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri, dhe këta numra ia dorëzon Fatmir Tahirit.

Njëri prej këtyre numrave të telefonit është përdorur për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë.

Po ashtu, grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë “Ipko” gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023.

Masa e paraburgimit për ta është shqiptuar në kohëzgjatje prej 1 muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Kujtojmë se, dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Dukagjinin se personat e arrestuar nuk janë ata që e kanë kryer grabitjen por ndihmësit e tyre.

Burimet thonë se ata janë nga rrethina e Mitrovicës.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës të datës 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika