Gjykata në Ferizaj për zjarrin në degën e saj në Kaçanik: Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje

Përmes një komunikate për media, Gjykata Themelore në Ferizaj për zjarrin në degën e saj në Kaçanik, ka thënë se tashmë zjarrfikësit e policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme

Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me përfshirjen nga zjarri të objektit të Gjykatës në Kaçanik.

Lexo më shumë: Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës në Kaçanik, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përmes një komunikate për media, gjykata ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë të dy zyrave të kësaj gjykate.

Objekti i Gjykatës në Kaçanit pas përfshirjes nga zjarri. Foto: Gjykata Themelore në Ferizaj

“Ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes me çka është lokalizuar zjarri, janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar, si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale, por jo pasoja me njerëz”, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur se sipas të dhënave të organeve kompetente dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika