Gjykata pritet të vendosë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për krime lufte

Tashmë ka filluar seanca për caktim të masës së paraburgimit ndaj Dragisha Milenkoviq

Dragisha Millenkoviq, i arrestuar të mërkurën në Graçanicë nën dyshimet se ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, është sjellë para Gjykatës së Prishtinës.

Tashmë ka filluar seanca për caktim të masës së paraburgimit ndaj Dragisha Milenkoviq.

Policia ka njoftuar se ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), ku përmes rrugëve hetimore-operative ka pranuar informacion për të dyshuarin mashkull kosovar serb me iniciale (D. M.) si pjesëmarrës në këto krime.

“Ndaj të njëjtit janë siguruar prova për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”,  thuhej në komunikatën e e Policisë.

Për shkak të këtij arrestimi, të mërkurën dhe të enjten një i grup i caktuar i qytetarëve kanë protestuar në Graçanicë.

Serbët bllokojnë rrugët në Graçanicë pasi polica arrestoi një serb për krime lufte

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika