Gjykata ruse shqyrton apelin e basketbollistes Gram kundër dënimit me nëntë vjet burg

Ylli i basketbollit amerikan, Britnney Gram, ka apeluar kundër dënimit të saj me nëntë vjet burg, e cila dyshohet për posedim droge

Basketbollistja amerikane 32-vjeçare, Brittney Gram





Brittney Gram, ylli i basketbollit amerikan ka apeluar kundër dënimin e saj me nëntë vjet burg në Rusi për posedim droge.

Gram, dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike është dënuar në gusht të këtij viti sepse dyshohet se iu gjetën bombola vape që përmbanin vaj kanabisi në bagazhin e saj në aeroportin “Sheremetyevo” të Moskës.

Një gjykatë rajonale në Moskë filloi të dëgjojë ankesën e Griner të martën e 25 tetorit derisa 32-vjeçarja u shfaq me video-telefonatë nga një qendër paraburgimi pranë Moskës.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky rast ka motive politike derisa arrestimi i saj në shkurt të këtij viti ndodhi mes tensioneve të rritura mes Moskës dhe Uashingtonit, vetëm disa ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Ylli i basketbollit amerikan, Griner ka pranuar se ajo kishte bombola në bagazhin e saj, por ka mohuar qëllimet kriminale duke thënë se asaj i ishte përshkruar kanabis për të trajtuar dhimbjen, raporton euronews.

Ndërsa, avokatët e Brittney Gram kanë theksuar se dënimi i saj me nëntë vjet burg ishte i tepruar.

Para shpalljes së dënimit për 32-vjeçaren, zyrtarët amerikanë deklaruan se Griner ishte “arrestuar gabimisht”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika