Gjykata shtyn ekzekutimin e vendimit të komunës së Prishtinës për këmbimin e pronave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbim të pronës komunale në “Prishtina e Re” me pronat në Zllatar

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, të martën ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të Kuvendit të komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës në “Prishtina e re”, me pronat në Zllatar.

Vendimi erdhi pas kërkesës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), duke thënë se vendimi nuk do të ekzekutohet deri kur Gjykata të vendosë për rastin.

Nga Gjykata thuhet se me propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, IKD-ja ka ofruar argumente të besueshme se në rastin konkret janë përmbushur në tërësi dhe në mënyrë kumulative të gjitha kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ashtu që ekzekutimi i këtij vendimi do të bënte dëm vështirë të riparueshëm.

Tutje, gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe as nuk i sjell dëm të madh palës kundërshtare apo personit të interesuar. Përkundrazi, gjykata gjeti se pikërisht shtyrja e ekzekutimit të vendimit paraqet interes publik.

“Gjykata gjeti se me propozimin për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit, IKD ka ofruar argumente të besueshme se në rastin konkret janë përmbushur në tërësi dhe në mënyrë kumulative të gjitha kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ashtu që ekzekutimi i këtij vendimi do të sjellte dëm vështirë të riparueshëm. Tutje, Gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe as nuk i sjell dëm të madh palës kundërshtare apo personit të interesuar. Përkundrazi, Gjykata gjeti se pikërisht shtyrja e ekzekutimit të vendimit paraqet interes publik”, thuhet në njoftimin e IKD-së.

Duke aprovuar kërkesën e IKD-së për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, gjykata vendosi se ky vendim nuk do të ekzekutohet, deri në momentin kur gjykata të vendosë mbi meritat e këtij rasti.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika