Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu, i cili tha se i njëjti është arrestuar nga policia e EULEX-it.
“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i”.
“Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai.
Ndrryshe, me 12 shtator 2023 është bastisur banesa e familjarëve Bahri e Fahri Fazliu nga EULEX-I, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Nipi i familjes, Fahri Fazliu, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk janë njoftuar nga Prokuroria Speciale për bastisjen.
“Sot rreth orës 7 të mengjesit më ka kontaktuar avokati i familjes tonë Artan Qerkini, kam diskutuar me të dhe e kam pyetur, tha është duke u kryer një bastisje nga Prokuroria Speciale dhe EULEX-i, dhe kaq nuk më dha asnjë informacion tjetër”, ka thënë Fazliu.
Fazliu ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që rëndon mbi ta, duke shtuar se Prokuroria Speciale dhe EULEX-i nuk kanë bërë të ditur se kanë ndonjë dyshim, por vetëm se po kryejnë një bastisje.
“E kanë konfiskuar telefonin e babait Fadilit, telefonin e vëllaut Gzimit dhe e kanë konfiskuar një llaptop të punës të babait”, ka shtuar Fazliu.