Gjykata Speciale ia konfiskon telefonin vëllait të Salih Mustafës

Me urdhër të Speciales të mërkurën, zyrtarët e EULEX-it kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa

Zyrtarë të EULEX-it kanë konfiskuar telefonin e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Avokati i Mustafës, Betim Shala, ka konfirmuar këtë lajm dhe ka thënë se konfiskimi është bërë rreth orës 16:00.

Sipas tij, zyrtarët e EULEX-it kanë kryer këtë veprim në zbatim të vendimit të një gjyqtari të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Gjithashtu, avokati ka informuar se dyshohet se ky konfiskim i telefonit ka të bëjë me veprën penale të quajtur “pengim i drejtësisë”.

Por, ai ka shtuar se deri në këtë moment është marrë vetëm ky hap procedural, pra konfiskimi i telefonit dhe se pas ekzaminimit të telefonit të Mustafës do të verifikohet nëse ka prova të mjaftueshme për t’i mbështetur pretendimet e Prokurorisë.

“Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”, është shprehur Shala.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Salih Mustafa është dënuar më 26 vjet heqje lirie, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim që është nga shtatori i vitit 2020.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Gjykimi ndaj Mustafës kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe janë mbajtur seanca në 52 ditë.

Tetë persona janë pranuar si viktima në këtë proces gjyqësor, dhe trupi gjykues e ka caktuar shumën prej 207 mijë euro për dëmshpërblimin të tyre.

Në gjykimin kundër Mustafës janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Shumë nga dëshmitarët e prokurorisë kanë qenë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Në fillim të këtij procesi, Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika