‘Gjykata Speciale me shkelje të njëpasnjëshme të të drejtave të njeriut’’, Haradinaj: Lejimi i vizitës së Thaçit është pesë ditë me vonesë

Ish nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur lidhur me vizitën e sotme të ish presidentit Hashim Thaçi tek varri i babait të tij dhe në shtëpi.

Haradinaj në një linjë të drejtpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Speciale ka bërë shkelje të njëpasnjëshme dhe se lejimi i vizitës së Thaçit është pesë ditë me vonesë.

‘’Kjo ka bërë shkelje të njëpasnjëshme sa i përket shkeljeve të të drejtave esenciale të njeriut’’.

Haradinaj ka thënë se masat e sigurisë të cilat ishin ndërmarr në këtë vizitë ‘’edhe shtëpinë ia krijuan një lloj burgu provizor… prapë se prapë i bjen se ishte një vizitë në burg’’.

Tutje ai ka thënë se gjykata me këto masa po bëjnë ‘filma dhe spektakël’.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika