Gjykata Speciale me seli në Hagë u ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Përkundër se tash e disa ditë dëshmitarët e Prokurorisë kanë përfunduar dëshminë e tyre, ndërsa nesër(e marte) më 15 Prill është afati i fundit edhe për dorëzimin e të gjitha provave materiale, Gjykata ka vendosur duke marr vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit e Veselit.

Megjithatë, trupi gjykues ka vlerësuar se Thaçi dhe Veseli duke pasur dijeni për dëshmitarët, mund të rrezikojnë të njëjtit duke publikuar të dhëna identifikuese.

Para disa kohësh Gjykata Speciale ka rrëzuar pretendimin se Thaçi e Veseli mund të arratisen. Si rezultat, tashmë dy arsye për vazhdimin e paraburgimit kanë pushuar.