Gjykata Supreme del me sqarim në lidhje me masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj 14 vjeçares

Gjykata Supreme, ka reaguar në lidhje me deklaratat e babait të 14 vjeçares e cila dyshohet se u sulmua seksualisht nga një burrë

Gjykata Supreme e Kosovës

Gjykata Supreme, ka dalë me sqarim pas deklaratave të e babait të 14 vjeçares e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Prindi i saj, kishte thënë se të pandehurin e dyshuar për sulm seksual e ka liruar nga paraburgimi gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi,

Në njoftimin e Gjykatës Supreme thuhet se ajo nuk e ka liruar nga paraburgimi të pandehurin por e ka shpallur kërkesën e mbrojtësit të tij si jo lëndore.

Po ashtu, në njoftimin e tyre thuhet se kjo gjykatë ka pranuar pyetje nga mediumi Kallxo.com dhe të cilave të cilave iu është përgjigjur brenda, më pak se dy orësh, përkatësisht në ora 14:58

“Gjykata Supreme nuk e ka liruar nga paraburgimi te pandehurin, por e ka shpallur kërkesën e mbrojtësit të tij si jo lëndore, për shkak se si del nga shkresat e lëndës, të pandehurit, Gjykata e shkalles së parë, me aktvendimin Ppr.nr.997/2021 të datës 28.11.2021 ia ka caktuar paraburgimin për një muaj, i cili do të mund t’i zgjaste deri më datën 26.12.2021. Në procedurën ankimore, Gjykata e Apelit, me aktvendimin PN1DP.nr.1474/2021, të datës 08.12.2021, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, Gjykata Supreme nuk është kompetente.

“Ndaj këtyre aktvendimeve ka paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, mbrojtësi i të pandehurit, e cila kërkesë në Gjykate Supreme është pranuar me 06.01.2022. Duke pasur parasysh faktin se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është pranuar në këtë gjykatë, pasi që të pandehurit i ka skaduar afati i caktimit të paraburgimit, Gjykata Supreme ka vlerësuar se kërkesa nuk mund të jetë objekt shqyrtimi dhe si e tillë është jolëndore, sepse, pavarësisht shkeljeve të pretenduara në kërkesë, i pandehuri e ka mbajtur paraburgimin prej një muaji, siç i është caktuar. Ndërkaq, lidhur me vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, Gjykata Supreme nuk është kompetente”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e gjykatës thuhet edhe se përkundër se i kanë kthyer përgjigje mediumit “Kallxo”, një orë para fillimit të xhirimeve  të emisionit, përgjigje e tyre nuk u transmetuar

“Ndonëse në fund të email-it të dërguar nga Kallxo, shkruhet se: “Sa për korrektësi, emisioni do te transmetohet sonte dhe intervista gjithashtu, andaj te lutem shume te na ktheni përgjigje sa me shpejte në mënyrë qe përgjigjen tuaj ta bëjmë edhe pjese te emisionit”, përgjigja e Gjykatës Supreme nuk u transmetua, ndonëse u etiketua një gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe u la e pandriçuar e vërteta rreth vendosjes së Kolegjit të Gjykatës Supreme, për rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.

“Për më tepër, kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, gjatë emisionit, ka thënë “Ne kemi tentu sot me marr një përgjigje të gjykatësit të Gjykatës Supreme, mirëpo ai ka thënë se nuk i kujtohet si rast, i duhet mi shiku shkresat dhe deri në këto momente jemi në pritje për me marr një përgjigje prej tij me email, për me sqaru këtë situatë, prej gjyqtarit Agim Maliqi”, edhe pse redaksia e këtij emisioni i kishte pranuar përgjigjet nga Gjykata Supreme, më se një (1) orë para se të fillonte xhirimi, prej orës 16:00”, vijon njoftimi.

Ky reagim i Gjykatës Supreme, vjen për shkak se sipas tyre janë plasuar informata jo të plota në publik.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika