Gjykata Supreme ndryshon vendimin e Gjykatës së Apelit, rryma do të faturohet me tarifa të reja

Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), dhe si pasojë ka ndryshuar aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe Themelores ku në njoftim thuhet se Kolegji i Gjykatës Supreme, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe arsyetimet e aktvendimeve të mëhershme ka qenë jobindës dhe jokonkret

Ilustrim

Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të Zyrës së Rregullatorit për Energji, (ZRrE), dhe si pasojë ka ndryshuar aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe Themelores.

Në njoftim thuhet se Kolegji i Gjykatës Supreme, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe arsyetimet e aktvendimeve të mëhershme ka qenë jobindës dhe jokonkret.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji”, thuhet në njoftim.

“Nga kjo  rezulton se arsyetimi i aktvendimit kontestues të Gjykatës  së Apelit nuk përmban arsye ligjore dhe bindëse sipas provave në shkresa të lëndës për kushtet ligjore që kërkohen sipas nenit 22 të LKA për lëshimin e masës së përkohshme, duke mos u bërë i besueshëm dëmi i pariparueshëm që do të justifikonte masën e përkohshme në këtë fazë dhe duke mos paragjykuar përfundimin e procedurës së vendosjes sipas padisë, në mënyrë meritore, lidhur me  shqyrtimin e ligjshmërisë së  aktit administrativ”, vijon njoftimi.

Në muajin shkurt të këtij viti, ZRRE-ja pati vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës. Partia Demokratike e Kosovës pati çuar vendimin në Gjykatë. Themelorja pati vendosur për pezullim të përkohshëm të zbatimit të vendimit.

Njëjtë kishte vendosur edhe Gjykata e Apelit, deri në shqyrtimin e plotë të rastit.

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika