“Gjykatat maqedonase po përçajnë partitë shqiptare”, Selmani pas vendimit të gjykatës se Selës i takojnë vulat e ASh-së

 Është një vije që është respektuar që nga vitit ’93 ose 94 e këndej. Gjykatat maqedonase këto vendime i marrin me qëllim që të nxinin përçarje të paritë shqiptare"

Gjykata Themelore në Tetovë ka vendosur që Ziadin Selës i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, pas kontestit juridik në të cilën u fut kjo parti, shkaku i mosmarrëveshjeve mes Arben Taravarit dhe Selës.

Për këtë vendim ka reaguar gazetari Naser Selmani, i cili ka thënë se gjykatat maqedonase po marrim vendim që t’i përçajnë partitë shqiptare.

“Mendon që është vendim i pritur sepse gjykatat maqedonase që nga viti 1993-4, kur u përça një parti shqiptare, siç ishte Partia për Prosperitet Demokratike, vulat gjithnjë ua jepte parive që janë në pushtet. Pastaj, edhe zotit Sela i ka ndodhur e njëjta betejë kur bënte me PDSh-në e Menduh Thaçi, edhe anëtarësia ishte te Sela, por vulat ishin të Thaçit. Ka ndodhur edhe te Besa, vula iu tha (Bilall) Kasamit se ishte në pushtet.

Është një vijë që është respektuar që nga viti ’93-4 e këndej. Gjykata maqedonase këto vendime i marrin me qëllim që të nxinin përçarje të paritë shqiptare”, ka thënë Selmani në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika