Gjykatësi Lulzim Hoxha dështon për herë të dytë të bëhet prokuror

Hoxha i është nënshtruar konkursit për prokuror të shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 15 janar 2024. Mirëpo, bazuar në listën e rezultateve, i njëjti rezulton se nuk ka kaluar fazën e dytë të testimit, atë me shkrim

Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Lulzim Hoxha, ka dështuar për të dytën herë të bëhet prokuror.

Hoxha i është nënshtruar konkursit për prokuror të shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) më 15 janar 2024.

Mirëpo, bazuar në listën e rezultateve, i njëjti rezulton se nuk ka kaluar fazën e dytë të testimit, atë me shkrim.

Bazuar në listën e kandidatëve që nuk e kanë kaluar testin me shkrim, Hoxha rezulton i 112-i për nga numri i pikëve.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Hoxha nuk ka dashur të deklarohet.

“Jam në pushim, më fal”, ka thënë shkurtimisht Hoxha.

Ndërsa në fazën e parë të testimit, testin kualifikues ai e ka kaluar duke u renditur i 33-i, me gjithsej 17 pikë.

Betimi për Drejtësi” ka adresuar pyetje në KPK për të marrë informacione lidhur me pyetjet që kanë qenë pjesë e testimit me shkrim, mirëpo të njëjtit nuk i kanë ofruar.

Ju njoftojmë lidhur me kërkesën tuaj për informata se Këshill Prokurorial i Kosovës (KPK) sikurse edhe për të gjithë kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për pozitën e prokurorit të shtetit, edhe për z.Hoxha ka publikuar rezultatet e arritura së bashku me poenët përkatës dhe këto të dhëna janë publikuar pas zhvillimit të fazave të procedurës së rekrutimit dhe mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KPK-së.

Përveç në konkursin e këtij viti, Hoxha ka aplikuar edhe në vitin 2022 për prokuror.

Mirëpo, Hoxha nuk kishte arritur të bëhet prokuror as në këtë konkurs, duke u renditur i 21-i në listën e kandidatëve të cilët nuk e kanë kaluar provimin për prokuror të shtetit, me gjithsej 69.6. pikë.

Lidhur me performancën e Hoxhës si gjykatës, “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar përgjigje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, mirëpo me arsyetimin e konfidencialitetit nuk kanë ofruar informacione.

“Në bazë të Rregullores Nr. 01/2021 për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, neni 31 (transparenca) i kësaj rregulloreje, parasheh që raporti në lidhje me vlerësimin e performancës së gjyqtarëve bëhet publik, deri në masën sa nuk rrezikohet konfidencialiteti dhe identiteti i gjyqtarëve. Këto të dhëna bëhen pjesë e Raportit Vjetor të KGJK-së.

Andaj, ju lutem i referoheni raportit vjetor të prezantuar  në mbledhjen e 317 të KGJK-së, datë, 27 nëntor 2023, ku aty është raportuar lidhur me gjyqtarët që kanë qenë për riemërim, përfshirë edhe gjyqtarin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së.

Mirëpo, në raportin vjetor të vitit 2023, të cilit i është referuar KGJK-ja nuk ofrohen të dhëna konkrete për secilin gjykatës.

Lidhur me përformancën e Hoxhës, nuk ka treguar as kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra.

Para se të bëhej gjykatës, Hoxha nga 1 prill 2017 deri më 3 tetor 2017 ka punuar si zyrtar ligjor në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Kurse, nga tetori 2017 deri në vitin 2021 si zyrtar i lartë për bashkëpunim profesional në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ndërsa, gjykatës në Gjykatën Themelore në Prizren është emëruar nga 18 janari i vitit 2021./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika