Gjykatësi: Michael Cohen, Stormy Daniels mund të dëshmojnë në gjyqin ndaj Trump

Një gjykatës hodhi poshtë të hënën një kërkesë të ish-presidentit Donald Trump, për të bllokuar dëshminë e ish-avokatit të tij Michael Cohen, dhe Stormy Daniels, në gjyqin e tij lidhur me disa akuza

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së.

Një gjykatës hodhi poshtë të hënën një kërkesë të ish-presidentit Donald Trump, për të bllokuar dëshminë e ish-avokatit të tij Michael Cohen dhe aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, në gjyqin e tij lidhur me akuzat se Cohen i kishte dhënë në emër të tij para aktores Daniels në këmbim të heshtjes, para zgjedhjeve të vitit 2016.

Muajin e kaluar Tump i kishte kërkuar gjykatësit Juan Merchan të bllokonte dëshminë e tyre, duke argumentuar se Cohen gënjen vazhdimisht se ka të ngjarë të gënjejë në dëshminë e tij, dhe se Daniels – emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford – do të përpiqej ta përdorte procesin gjyqësor për të nxjerrë fitime nga vënia në qendër të vëmendjes prej tij.

Në refuzimin e tij ndaj kërkesës së ish-presidentit Trump për ish-avokatin e tij Cohen, gjykatësi Merchan arsyetën se nuk ishte në dijeni të ndonjë baze ligjore për të përjashtuar një dëshmitar të akuzës për shkak të pikëpyetjeve për besueshmërinë e tij.

Kandidati republikan për president ka deklaruar se është i pafajshëm për 34 akuzat, sipas së cilave, ai kishte falsifikuar të dhënat e biznesit për të fshehur faktin se kishte rimbursuar ish-avokatin Cohen për shumën që i kishte paguar Daniels në këmbim të heshtjes së saj për një raport intim që ajo thotë se kishte pasur me Trump në 2006. Ish-presidenti Trump e mohon një raport të tillë.

Një gjyq për këtë çështje ishte caktuar fillimisht për më 25 mars, por u shty javën e kaluar për të paktën deri në mes të prillit për shkak të një mosmarrëveshjeje të minutës së fundit.
Gjyqtari Merchan pritet të vendosë për një datë të re gjyqi pas një seance gjyqësore të 25 marsit. Një zëdhënës i Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, zyra e të cilit ngriti akuzat ndaj Trump vitin e kaluar, nuk pranoi të komentojë. As avokatët e ish-presidentit nuk pranuan të komentojnë.

Kjo çështje është një nga katër paditë penale, me të cilat, përballet Trump në një kohë kur pritet të përballet me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 5 nëntorit. Ai ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha çështjet.

Në një fitore për Trump, gjykatësi Merchan tha se prokurorët mund të pyesnin dëshmitarët në çështjen e Nju Jorkut në lidhje me një video të emisionit “”Access Hollywood”, ku ai dëgjohej të fliste në mënyrë të papërshtatshme për gratë, por ranë dakord me arsyetimin e ish-presidentit se shfaqja e asaj videoje para jurisë mund të shkaktonte “paragjykim të panevojshëm” ndaj tij. /VoA

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika