Gjykatësja ia tërheq vërejtjen Pjetër Shalës: Bëni kujdes me gjuhën

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka paralajmëruar zyrtarisht të akuzuarin Pjetër Shala, duke i thënë që të ketë kujdes me gjuhën që e përdorë

Sjellja e Pjetër Shalës nuk i ka pëlqyer kryetares së trupit gjykues Mappie Veldt-Foglia.

Në seancën ku dëshmitare është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjykatësja i është drejtuar Pjetër Shalës duke e paralajmëruar se do t’ia ndërpresë videolidhjen nëse “veproni në mënyrë të papërshtatshme.

“Nëse veproni në mënyrë të papërshtatshme do t’ju ndërpresim videolidhjen dhe do ta ndiqni procesin nga një vend tjetër prej ku nuk mund të flisni më me trupin gjykues, dhe këtu do të përfaqësoheni vetëm nga mbrojtja. Bëni kujdes me gjuhën që përdorni”, ka thënë ajo.

Seanca pastaj vazhdoi e mbyllur për publikun.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika