“Gjykimi i cili do ta rishkruajë historinë”, The Guardian shkruan për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka marrë vëmendje edhe te mediat ndërkombëtare. Kësaj here, gazeta “The Guardian” ua ka kushtuar një tekst ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe të tjerëve që po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Në artikull thuhet se ky gjykim do ta rishkruajë historinë e luftës.

“Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit”, thuhet në artikullin e The Guardian.

Ish-presidenti Thaçi, përshkruhet nga “The Guardian” si një nga politikanët më të shquar e me më ndikim në Kosovë, teksa përmendet edhe mbështetja ndërkombëtare që ai e kishte, nga figurat si Tony Blair, Madeleine Albright e Hillary Clinton.

Aty po ashtu thuhet se Thaçi dallohej nga bashkëluftëtarët e tij për inteligjencën dhe vetëbesimin, duke përmendur edhe përfaqësimin që ai ia bëri Kosovës, në “Konferencën e Rambujesë”.

“Më pas, në fund të 20-tave, ai u dallua mes kolegëve të tij komandantë për inteligjencën dhe besimin e tij, duke përfaqësuar më vonë UÇK-në në negociatat e dështuara të paqes në Rambuje, Francë, në fillim të vitit 1999, që i paraprin ndërhyrjes së NATO-s në konflikt”, thuhet në artikull.

Në artikullin e “The Guradian”, përmendet edhe Raporti i Dick Martyt, si arsye e themelimit të Gjykatës Speciale. Po ashtu, ndër të tjera, aty sqarohet se me këto pretendime më nuk merret Gjykata Speciale, edhe pse fillimisht ishte krijuar duke pasur për bazë atë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika