Gjykimi i Sekiraqës, mbrojtja: Arben Selmani e përdori incidentin për t’u shpërngulur në SHBA

Dy dëshmitarë të rijnë do të dëshmojnë në gjykimin kundër Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Një ndër ta është Arben Selmani, ish-polici i Kosovës i cili kishte mbetur i plagosur rëndë në incidentin në Sëiss Cazino. Për të, Sekiraqa thotë se e përdori incidentin për ta fituar lejeqëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por përveç Selmanit, në gjykim është ftuar edhe një tjetër dëshmitar, që sipas mbrojtjes, kishte ndërmjetësuar në pajtimin e Sekiraqës me Selmanin

Kur u duk se gjykimit në shkallë të parë i erdhi fundi, prokuroria propozoi dëgjimin e një dëshmitari të ri.

Kështu, gjykimi kundër Enver Sekiraqës i cili akuzohet se e nxiti vrasjen e policit Triumf Riza, pritet të zgjasë edhe për të paktën disa muaj.

Dëshmitari i propozuar është Arben Selmani, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës e shok i Rizës.

Ai kishte mbetur i plagosur rëndë në incidentin e vitit 2006 në Swiss Cazino, ku të përfshirë ishin Enver Sekiraqa dhe Triumf Riza.

Ky rast, sipas aktakuzës është një nga motivet për vrasjen e Rizës.

I akuzuari kryesor në këtë rast, Enver Sekiraqa thotë se Arben Selmani nuk ka se çka të dëshmoj, pasi kishte 17 vjet kohë për ta bërë një gjë të tillë.

Madje, ai thotë se pas incidentit, Selmani kishte dërguar njerëz që të pajtohet me të.

“Pajtohem në tërësi me deklaratën e avokates. Siç ju kam njoftu më parë, Arben Selmani ka çu njerëz tek ne dhe kjo punë ka marrë fund atëherë, ai s’ka pas për çka të ikë”, ka deklaruar Sekiraqa.

Sekiraqa nuk dha më shumë detaje për këtë çështje. E sipas avokates së tij, Arben Selmani e kishte përdorur incidentin për t’u shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton prej më shumë se një dekade.

Prandaj, ajo thotë se nuk duhet të merret përbazë një deklaratë që e posedon prokuroria, të cilën Selmani e kishte dhënë në vitin 2008 para autoriteteve amerikane.

“Çfarëdo përmbajtje të ketë kjo deklaratë, e cila sipas mbrojtjes mund t’i ketë shërbyer këtij personi si justifikim për zgjidhjen e statusit të tij në SHBA, apo për çfarëdo nevoje tjetër të tij personale, për ju trup gjykues ajo deklaratë është jokredibile sepse duke mos u ballafaquar me kundërshtimin e mbrojtjes, Arben Selmani mund të ketë deklarura të pavërteta”, ka deklaruar avokatja.

Vet Kelmendi, propozoi një dëshmitar të ri, i cili sipas saj ishte dërguar nga Arben Selmani për t’u pajtuar me Enver Sekiraqën.

“Mbrojtja fton si dëshmitar që të dëgjohet Gjon Kqira nga Prizreni, i cili ka qenë personi unë po e quaj ndërmjetësues se nuk e po e di se si ta cilësoj ndryshe, lidhur me pajtesën në mes të Arben Selmanajt dhe Enver Sekiraqa. Në fakt, me aq sa unë jam e informuar nga i akuzuari, ky është personi të cilin Arben Selmanaj e ka dërguar tek Enver Sekiraqa”, ka thënë Kosovare Kelmendi – Avokate e Enver Sekiraqës.

Përkundër kundërshtimit të Prokurorisë, trupi gjykues e aprovoi këtë kërkesë.

Kelmendi kërkoi edhe që Sekiraqa të lirohet nga arresti shtëpiak, mirëpo trupi gjykues e kundërshtoi.

“A ke me shtu diçka tjetër. Po, e kam atë çështjen shëndetësore që të kam thënë. Kisha shku e kisha bo një operim këtu në QKUK dhe e kisha dokumentu me letrat e nevojshme”, ka thënë Sekiraqa.

Për këtë çështje, gjykata do të vendosë ditëve në vijim, derisa seancat e ardhshme në këtë rast, janë caktuar për në muajin mars.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika