Gjykimi ndaj Konjufcës, Lekaj thotë se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës

Deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje

Deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje.

Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Mustafa në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Nuk më kujtohet që është ndërprerë dhe nuk kam njohuri që është ndërprerë një mbledhje e kryesisë”, tha Lekaj.

I pyetur se a është hedhur gaz lotsjellës, Lekaj tha “Nuk më kujtohet”.

Lekaj edhe më pas e përsëriti që nuk i kujtohet nëse është ndërprerë mbledhja e kryesisë.

Seanca po vazhdon me elaborimin e provave materiale nga prokurori Mustafa, të cilat prova janë propozuar në aktakuzë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika