Gjykimi ndaj Pjetër Shalës nis më 21 shkurt, trupi gjykues cakton dhjetëra seanca

Trupi gjykues ka caktuar një bllok seancash për rastin e Pjetër Shalës, gjykimi i të cilit pritet të fillojë më 21 shkurt 2023

Pjetër Shala

Trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt – Foglia, ka caktuar një bllok seancash për rastin e Pjetër Shalës, gjykimi i të cilit pritet të fillojë më 21 shkurt 2023, ku do të parashtrohen deklaratat hyrëse nga ana e palëve në procedurë.

Duke marrë parasysh se salla e vetme e gjyqit në dispozicion duhet të ndahet me Panel (et) e tjera të Dhomave të Specializuara, trupi gjykues ka vendosur që paraqitja e provave të fillojë më 27 mars 2023, në orën 09:30.

Trupi gjykues do të fillojë bllokun e parë të provave deri më 31 mars 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Blloqet e mëposhtme (deri në pushimin e verës gjyqësore) janë: • E hënë, 1 maj 2023, ora 09:30 deri të premten, 5 maj 2023; • E martë, 30 maj 2023, ora 09:30 deri të premten, 9 qershor 2023; dhe • E hënë, 26 qershor 2023, ora 9:30 deri të mërkurën, 28 qershor 2023 dhe e premte, 30 qershor 2023, nga ora 09:30 deri të premten, 7 korrik 2023”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, këto data mund të ndryshojnë, në varësi të disponueshmërisë së sallës së gjyqit. Kurse, datat e ardhshme të seancave do të komunikohen në kohën e duhur.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika