Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pranohet si provë materiale intervista e Remit për BBC

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës, është pranuar si provë materiale video dhe transkripta e intervistës së Rrustem Mustafës-Remit për BBC lidhur me kohën e Rambujesë

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në seancën e së premtes është pranuar si provë materiale video dhe transkripta e intervistës së Rrustem Mustafës- Remit për BBC për kohën e Rambujesë.

Fillimisht, mbrojtja e Thaçit, konkretisht avokati Luka Mishetiq ka kërkuar të lëshohet një intervistë që dëshmitari Mustafa e kishte dhënë për BBC pas luftës, në lidhje me kohën e Rambujesë, raporton Betimi për Drejtësi”.

Në videon e lëshuar, dëshmitari Mustafa dëgjohej të thoshte se ky kishte qenë për shkuarjen në Rambuje, por jo për të nënshkruar.

“Kam qenë për shkuarjen në Rambuje, jo për nënshkrim po, veç me shku edhe me i thanë kërkesat tona”, dëgjohej të thoshte Mustafa.

Tutje, dëshmitari Mustafa dëgjohej të thoshte se shumica e komandantëve nuk kishin mundur të shkonin për shkak se ka qenë luftë.

“Po kena folur përmes telefonit, por ju kemi thanë se normalisht duhet me shku në Rambuje, me uniformë, me i prezantu qëllimet tona, por kurrqysh nuk duhet me u mashtru, nuk bën me u tradhtu, edhe duhet me fitu atje”, dëgjohej ai.

Gjithashtu, Mustafa dëgjohej të thoshte se i kanë thirrur në telefon të gjithë anëtarët e grupit dhe se i kanë kërcënuar se nuk guxojnë të nënshkruajnë dhe se nëse e bëjnë, nuk guxojnë të kthehen në Kosovë.

“E kam marrë telefonin, e kemi telefonuar edhe kam bërë kërcnim, nuk guxoni me nënshkru. Mu kujtohet si sot, i kemi thanë ju e dini se kemi raketa kundër ajrit, për raketa edhe do t’i ruajmë ato raketa, s’do t’i përdorim me serbë, po aeroplanin e juaj po zbritët në Sllatinë, do ta rrëzojmë”, thoshte Mustafa në atë intervistë.

Ndërkaq, tha se ata kanë vepruar ashtu duke u kthyer në Kosovë, ashtu që të konsultoheshin.

Pas dëgjimit të kësaj videoje, avokati Misheqit e ka pyetur dëshmitarin Mustafa në lidhje me atë që Thaçi iu kishte dhënë garanci komandantëve të zonave.

Në lidhje me këtë, dëshmitari Mustafa tha se Thaçi ishte shef i delegacionit të Rambujesë dhe se ka bërë gjithçka për t’i bindur.

Sipas tij, Thaçi i kishte bindur një nga një dhe se i ka siguruar se ai po kontakton me njerëzit më të fuqishëm.

“Kam qenë skeptik derisa ka filluar bombardimi i NATO-së”, shtoi tutje Mustafa.

Po ashtu, avokati Mishetiq e ka pyetur edhe në lidhje me atë se nëse komandantët e zonave do ta hiqnin pëlqimin që i kanë dhënë Thaçit.

Dëshmitari Mustafa tha se pa ata, marrëveshja nuk do të kishte kuptim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika