Gjykimi në Hagë, Musa: Lufta mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtjes do të jetë e ashpër

Avokati Skender Musa lidhur me gjykimin në Hagë ka thënë se lufta mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtjes do të jetë e ashpër

Avokati Skender Musa

Avokati Skender Musa, në emisionin “FIVE”, ka thënë se duhet të mësohemi të besojmë në drejtësi.

“Duhet të mësohemi të besojmë në drejtësi dhe pse gjykatat që kanë karakter ndërkombëtar varen nga politika, mirëpo në rastet siç është rasti jonë në Dhomat e Specializuara të Gjykatës, trupat gjykuese dhe prokurorët kur i marrin lëndët angazhohen maksimalisht që niveli profesional i tyre të jetë konfront dizpozitave ligjore…Unë besoj që dhe vetë prokurorët e Speciales mund të ndryshojnë ose në rast se vijnë në përfundim që ndaj një të akuzuari nuk kanë prova, mund të heqin dorë edhe nga akuza…Ndërkaq, sa i përket trupave gjykuese, pa dyshim që ata do t’i shtjellojnë të gjitha pretendimet edhe të prokurorit edhe të mbrojtjes dhe e gjithë beteja do të zhvillohet në forca të tepruara të paraqitura nga ana e prokurorit dhe atyre të mbrojtjes”, ka thënë Musa.

Tutje, ai ka shtuar se lufta mes përfaqësuesve të akuzës dhe mbrojtjes do të jetë e ashpër.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika