Gjyldane Mulla përuron librin e ri “Sociologjia Urbane”

Rektorja e kolegjit “Dardania” Gjyldane Mulla ka përuruar librin e saj me titull “Sociologjia Urbane”. Në këtë ngjarje kishte të ftuar student e studiues të cilët ngritën lartë figurën e Gjyldane Mullës

"Sociologjia Urbane"

Të gjithë mezi po e presin autoren e këtij libri.

Arsyeja e mbledhjes së gjithë këtyre studentëve dhe studiuesve është përurimi i librit “Sociologjia Urbane” e autores Gjyldane Mulla-së.

E ajo nuk deshi të fliste shumë për librin por për personat që i ndihmuan për botimin e këtij libri.

Ndërsa, për librin më shumë folen recesentët e saj.

“Ky nuk është një libër më shumë në biblotekën e sociologjisë. Ky është në fakt një libër tërësor. Një lloj enciklopedie sepse në këtë libër janë të gjithë ata që duhet të jenë”.

Fjalë të mëdha për librin pati edhe Ibrahim Berisha.

“Kemi të bëjmë me librin më të plotë për fushën e sociologjisë. Ka punuar 10 vite në këtë libër. Ku janë analizuar dijet për qytetin dhe natyrisht të gjitha transformimet shoqërore që kanë ndodhë brenda qytetit”.

Gjyldane Mulla është sociologia e parë e diplomuar në Kosovë e cila është edhe gruaja e parë rektore në një Universitet kosovar përkatësisht atë “Dardania”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika