Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të dytë në seancë të mbyllur

Edhe të mërkurën është duke vazhduar në seancë të mbyllur dëshminë dëshmitari i dytë i Prokurorisë në rastin Thaçi dhe të tjerët në Gjykatën Speciale në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën e 19 prillit po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, ku po dëgjohet në seancë private dëshmitari i dytë.

Dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) po dëgjohet sot për të tretën ditë me radhë, pasi dëshmia e tij filloi të hënën dhe vazhdoi edhe të martën, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari është duke u përgjigjur në kundërpyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit, Peter McCloskey.

Ndryshe, të hënën, në Dhomat e Specializuara ka përfunduar dëshminë e saj, dëshmitarja e parë, e cila po ashtu ishte dëgjuar në seancë private. Kjo dëshmitare e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të Prokurorisë dhe Mbrojtjes.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika