Gjyshinca i VV-së del kundër marrëveshjes me Danimarkën për burgjet me qira

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, është shprehur kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit, duke deklaruar se do të abstenojë në votim. Ai ka argumentuar vendimin e tij duke shprehur shqetësimin në lidhje me pikën e diskutuar dhe ka bërë të qartë se refuzon ideologjikisht këtë nismë.

Gazmend Gjyshinca, deputet i LVV-së

Kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit ka dal deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca.

Duke theksuar se do të abstenojë, Gjyshinca ka treguar se pse nuk do ta përkrahë këtë marrëveshje.

“Në lidhje me pikën të cilën po diskutojmë, dua ta shpreh shqetësimin tim që do të përkthehet pastaj në votë abstenuese. Mbi çfarë ndërtohet ky shqetësim ka të bëjë më një refuzim ideologjik që unë e kam përballë nismave të tilla. E shoh në perspektivën e prestigjit të shtetit, të drejtës ndërkombëtare. dhe traditës shtetërore që ne reprezentojmë”, ka thënë Gjyshinca.

Gjyshinca ka thënë se kjo çështje ka të bëjë me prestigjin e shtetit të Kosovës.

“Konsideroj se Kosova, se pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, në rend të parë e ka interesin e saj, traditën shtetërore, prestigjin, ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Dhe kështu ndërtohet prestigji në arenën ndërkombëtare. Për mua intelektualisht është e papranueshme një marrëveshje të tillë, edhe pse kostoja financiare mund të jetë e favorshme për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Gjyshinca.

Kjo marrëveshje u diskutua edhe nga deputetët e opozitës dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por, në mes të mospajtimeve kryekuvendari, Glauk Konjufca, vendosi që të shtyhet për këtë marrëveshje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika