Gjyshinca nga LVV-ja ka përkrahur opozitën për hetimin rreth rezervave shtetërore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, e ka përkrahur themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore

Gazmend Gjyshinca, deputet i LVV-së

Deputeti nga radhët e LVV-së, Gazmend Gjyshinca, ka dalë kundër Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.

Kjo përkrahje e Gjyshincës për themelimin e një Komisioni Hetimor vjen pas disa orësh argumentime nga shefja e GP të VV-së dhe deputetë të tjerë të partisë që drejton Kurti se s’ka nevojë për themelimin e tij, meqë po merret Prokuroria me çështjen e rezervave.

“Prandaj për t’i shërbyer interesit publik dhe informimit sa më të mirë e më të drejtë, dhe po ashtu çdo kush ka të drejtë t’i deklarojë pretendimet si për fajësi si për pafajësi, unë e përkrah themelimin e këtij Komisioni”, ka thënë Gjyshinca.

Ai ka marrë duartrokitje nga deputetët në sallën e kuvendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika