Shenjëstrimi është një sport jo i zakont i cili zakonisht praktikohet nga gjinia maskullore dhe gjeneratat e reja.
Ky sport mjaft atraktiv u bë pjesë e jetës së 85 vjeçarës tash e dy dekada.
Chandro Tomar, e cila jeton në një fshat të vogël në shtetin Uttar Pradesh të Indisë veriore, për her të parë në moshën 65 vjeçare mori një armë dhe filloi të gjuante në një poligon.
”Në fillim burri im dhe vëllezërit e tij ishin shumë të zemëruar, i dëgjoja tek thoshin se ky nuk është një sport të cilin mund ta praktikoj por nuk më interesonte. Mua më pëlqente të gjuaja, tash ata janë përkrahësit e mi më të mëdhenj”, ka thënë shenjtarja Chandro Tomar.
Kur ajo drejtoi armën në një objektiv dhe tërhoqi këmbëzën, ajo kuptoi se ishte e natyrshme.
Ajo kishte bërë një jetë të qetë në Johri, një fshat të Indisë. I kalonte ditët e saj në punët e shtëpisë një jetë si gjitha moshataret e saja. Por, një udhëtim në një poligon lokal me mbesën e saj Shefali, ndryshoi gjithçka.
Ajo zbuloi se kishte një dhunti për të shtënat. Një trajner në poligon e inkurajoi atë të praktikonte dhe ajo filloi të shkonte në poligon çdo javë.
Pasi u lidh me këtë sport, nuk kishte më të kthyer prapa pasi vazhdoi të fitonte medalje në gara të shumta. Ajo akoma vazhdon të meret në mënyrë profesionale me këtë sport duke besuar edhe në fitore tjera.