Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë

Qytetarët po përballen me pritje deri në 30 minuta mëngjesin e së enjtes për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë

Pika kufitare, te Dheu i Bardhë

Qytetarët po përballen me pritje deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të së enjtes nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është 250 metra e gjatë.

Ndërkohë, në Merdarë nuk ka pritje të gjata, vetëm deri në 10 minuta.

Ndërsa në pikën kufitare në Kullë pritja është 20 minuta dhe kolona 30-50 metra.

Në pikat e tjera kufitare, koha e pritjes është nga 3 deri në 5 minuta.

Edhe gjatë ditëve paraprake, ka pasur kolona në këto pika kufitare.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika