Gjysmë transparent – Intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të Speciales

Me mangësi, sipas pjesëtarëve të shoqërisë civile që kanë monitoruar intervistimin e kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale, është përcjellë ky proces. Pyetjet e panelit, sipas tyre kanë qenë të përgjithshme, edhe për çështje të ndjeshme si integriteti

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Janë bërë një javë që nga intervistimi i 4 kandidatëve për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Por, paneli vlerësues i Këshillit Prokurorial ende nuk ka treguar për rezultatet e intervistimit të kanidadëve që synojnë Prokurorinë Speciale.

Sipas monitoruesve të këtij procesi, pyetjet e panelit, pavarësisht rëndësisë së pozitës për të cilën aplikonin kandidatët, kanë qenë të përgjithshme.

“… edhe këtu ka pasur mangësi të shumta duke pasë parasysh se në këto raste është pyetur vetëm se a keni pasur ndonjë rast që bie ndesh me integritetin tuaj, pra pyetje e përgjithshme sa i përket kësaj cështje, dhe nuk mund të konsiderohet si vlerësuese në këtë aspekt, sepse në rastin  ekryeprokurorit të prokurorisë speciale do duhej të pyetur se si prokuroria speciale kishte tërhequr urdhërarrestin për Milan Radojcicin, dhe mos deklarimin e tij të pasurisë”, ka deklaruar Eranda Zekaj – Hulumtuese në IKD.

Zekaj që ishte prezente gjatë kohës sa janë intervistuar Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Naim Abazi e Atdhe Dema, procesine konsideron si gjysmë-transparent.

“…asnjë paisje nuk na është lejuar coftë edhe telefonat tonë personal, gjë që e ka bërë më të vështirë monitorimin sa i përket marrjes së informatave të përgjithshme lidhur me këtë proces, në përgjithësi kandidatët janë trajtur në mënyrë të barabartë, nga paneli vlerësues”, vijon ajo.

E se kur do të bëhen publike rezultatet e intervistimit të kandidatëve, nuk kanë treguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, sikurse nuk kanë treguar as për procesin tutje.

Në një përgjigje me shkrim nga ky institucion kanë thënë se ky proces është monituroar nga shoqëria civile, EULEX-i e nga Ambasada Amerikane dhe se për të tjera cështje do të njoftohemi me kohë.

“KPK-ja, më datën 24 nëntor 2023, ka organizuar procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, proces ky, i cili është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Zyrës së BE-së në Kosovë, Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë (EUKOJUST) dhe shoqërisë civile. Ju njoftojmë se KPK-ja, duke u bazuar në afatet ligjore do t’ju mbajë të informuar lidhur me procedurat dhe procesin e mëtejshëm të përzgjedhjes së këtyre pozitave në sistemin prokurorial dhe do t’ju njoftojmë në kohë reale”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Bedri Gashi, Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Që nga viti 2019, pozitën e kryeprokurorit në Prokurorinë Speciale e mban Blerim Isufaj, i cili synonte edhe pozitën e kryeprokurorit të shtetit, por pavarësisht propozimit për këtë pozitë nga Këshilli Prokurorial, emri i tij nuk u dekretua nga presidentja Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika