Kryeparlamentari Glakuk Konjufca, të premten ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, thuhet se Konjufca e ka falënderuar ambasadorin gjerman, për “mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës”.
Konjufca, ka theksuar se shteti gjerman, është një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Për miqësinë mes dy vendeve, sipas njoftimit ka folur edhe ambasadori gjerman, i cili ka thënë se Kosova dhe Gjermania janë mike me njëra tjetrën.

“Ambasadori Rohde u shpreh se Kosova dhe Gjermania janë të lidhura ngushtë dhe miqësisht mes vete, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes dhe angazhimit të përbashkët për perspektivën e Kosovës në familjen e shteteve evropiane”, shkruhet në njoftim.
Në njoftim po ashtu thuhet se dy shtetet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes vete.