GLPS: Projektligji aktual për Fondin Sovran rrezikon ekonominë e tregut në Kosovë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar nga deputetët që të mos e votojnë në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar nga deputetët që të mos e votojnë në lexim të dytë Projektligjin për Fondin Sovran.

Përmes një komunikate për media, GLPS-ja ka thënë se është thellësisht e shqetësuar me pjesë të caktuara të përmbajtjes së këtij Projektligji dhe mënyrës se si është konceptuar Fondi Sovran në përgjithësi.

“Që të jetë e qartë, GLPS nuk kundërshton idenë e një Fondi Sovran apriori, por kundërshton autorizimet aktuale të Fondit Sovran që të bëj investime në kompanitë private (të brendshme) ku shteti bëhet pjesëmarrës në ekonomi, dhe kështu i vie fundi ekonomisë së tregut. Ne tërheqim këtë paralele në mes të Shtetit dhe Fondit Sovran, sepse kjo e fundit është alter ego e të parës”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij grupi, Fondi Sovran karakterizohet nga një shpërfillje flagrante për themelet e ekonomisë së tregut, kjo e fundit e sanksionuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“GLPS thekson se do të ishte e gabuar të thuhet se tek ne kemi ekonomi të lirë të tregut që lulëzon, dhe se atë po e rrezikon ky Projektligj. Përkundrazi. Por, eksploatimi i kësaj gjendje përmes Fondit Sovran – ndër të tjera – si shoqëri aksionare që investon në kompani të brendshme private dhe komplementohet nga skema e sipërmarrjeve kampionë, është e destinuar të vë vulën e fundit mbi tregun e lirë, edhe ashtu fragjil në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Andaj, GLPS-ja ka apeluar te deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë këtë Projektligj, i cili sipas tyre, është e domosdoshme që në disa pjesë të ndryshohet, në mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën tonë dhe parimet e tregut të lirë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika