Goditet godina e konsullatës gjermane nga sulmi me raketa në Kiev

Të hënën në mëngjes është goditur nga raketat ruse konsullata gjermane në kryeqytetin e Ukrainës

Sulm në Kiev





Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, citohet të ketë thënë ministria e Jashtme gjermane.

Nuk është e qartë nëse dikush është vrarë apo plagosur nga ky sulm.

Pas sulmeve ruse në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të mbajë një takim urgjent me G7 dhe se do të mbajë një fjalim.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka folur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i cili aktualisht mban presidencën e G7 dhe se Scholz kishte rënë dakord të mbante një takim urgjent të këtij grupi.

“Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet nga Rusia”, ka thënë Zelensky.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e rritjes së presionit mbi Rusinë dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar”, ka vijuar ai.

Ndryshe, në mëngjesin e së hënës së 10 tetorit, tetë civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur si rezultat i sulmeve me raketa në Kiev.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika