Një person është arrestuar të shtunën e 23 dhjetorit, pasi i njëjti dyshohet se teksa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur një këmbësore, e cila ishte shtatzënë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dyshohet se e njëjta ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri, dhe i njëjti në raport është cilësuar si “aksident trafiku me lëndime – fatalitet”.
“Me 23.12.2023 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.